Ministre kur morëm Statusin e vendit kandidat, Klajda Gjosha lë “porosi” për negociatat: Dërgoni profesionistët më të mirë në Bruksel

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit në qeverinë e parë të Edi Ramës kur vendi ynë mori Statusin e vendit kandidat, shkruan për hapjen zyrtare të negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Ajo jep dhe disa sugjerime “për ata që drejtojnë procesin e integrimit.

“Nga ky moment politika duhet të kuptoj se nuk festë për të celur një kapitull sepse duhet të kalosh në proces të dhimbshmëm për ta mbyllur atë. Nga sot nuk mund të festosh me shampanjë dhe dekorata sepse filtrimi i punës  dhe afatet e plotësimit të kushteve janë kaq me rigorozitet sa nuk ka më kohë për festa dhe trokitje gotash”, shkruan Gjosha ndër të tjera

Sipas saj, vendi ynë duhet të dërgojë pranë misionit në Bruksel profesionistët dhe ekspertët më të mirë që ka, jashtë administratës, sepse ata do të jenë “porta e parë” e ballafaqimit me çdo kapitull për arritjet e Shqipërisë.

Shkruan ish-ministrja Klajda Gjosha

Kisha vendosur se nuk do të shkruaja apo të bëja një prononcim të veçantë për fillimin e procesit të bisedimeve për anëtarësim, por dje me erdhi një mesazh nga një nga bashkëudhëtaret e mia në Ministrinë e Integrimit dhe më uronte dhe më sugjeronte të festoja edhe unë, pasi për këtë moment kisha një kontribut disavjecar!

 

Për mua procesi nuk ka qënë asnjëherë një ditë feste, as kur u mor Statusi i vendit kandidat ne 2014 dhe as në rekomandimin e parë për celjen e negociatave në 2016! Ky është procesi i përgjegjësive dhe i punës për përmbushjen e një aspirate të përjetshme europiane të qytetarëve tanë!

 

Nga ky moment politika duhet të kuptoj se nuk festë për të celur një kapitull sepse duhet të kalosh në proces të dhimbshmëm për ta mbyllur atë. Nga sot nuk mund të festosh me shampanjë dhe dekorata sepse filtrimi i punës  dhe afatet e plotësimit të kushteve janë kaq me rigorozitet sa nuk ka më kohë për festa dhe trokitje gotash!

Megjithatë ky mesazh i imi sot e ka një urim brenda tij, urim që shkon për qytetarët e vendit tim, sepse aspirata e tyre triumfoi mbi cdo lojë e intrigë politike dhe mbi cdo skepticizëm Evropian! Ndërsa për ata që drejtojnë procesin e integrimit kam disa sugjerime:

  1. Bëhuni gati të punoni pa ‘Share dhe Like në Facebook dhe Instagram’ dhe ndërtoni një strukturë solide që t’i përgjigjet sfidave që po vijnë përpara!
  2. Ndërtoni grupet negociatore me profesionistë dhe bashkojini atyre ekspertët më të mirë shqiptarë jashtë administratës!

3.Ngrini Misionin tonë në Bruksel në nivel profesionistësh sepse ajo do të jetë porta e parë e ballafaqimeve për cdo kapitull!

  1. Ngrini korsinë e emergjencës në Komisionet Parlamentare për cdo ligj që kërkon përafrim me Aquis!

Nga sot nis rrugëtimi europian i Shqipërisë pa kthim pas!

Zjarr Tv Ad