Ministrja Balluku ka inspektuar punimet në bypass-in e Vlorës:”Ecuria është shumë e kënaqshme”

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho dhe Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli kanë inspektuar punimet në bypass-in e Vlorës. Më shumë se 45% e punimeve për këtë vepër kanë përfunduar, ndërsa po punohet me ritëm të lartë përgjatë gjithë këtij segmenti. PËr këtë rrugë është interesuar veçanërisht edhe ambasadori Soreca për shkak se do të jetë një vepër tërësisht në dobi të turizmit dhe banorëve të zonës.

“Është impresionuese nga pika zero e deri tek ura ku ka nisur puna. Ura është tashmë është evidente dhe duhet ta shohin dhe qytetarët e Vlorës edhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë se sa kemi ecur këtu me punimet, ndërkohë tre kilometrat e para janë të përfunduara, siç dhe kemi edhe 4 kilometra të tjerë në krahun tjetër.

Duhet të cilësojmë një ecuri të kënaqshme që kemi pasur në zonën e varrezave, ku praktikisht si të gjithë e dimë, ka pasur një problematikë të madhe me projektin që ka gjetur zgjidhje pasi tani e kemi devijuar duke respektuar plotësisht atë zonë ku banorët e zonës kanë të dashurit e tyre dhe absolutisht nuk mund të shkonte projekti dhe të kalonte mbi varreza, por të theksojmë që janë spostuar linjat e tensionit të ulët dhe të mesëm, po punojmë për të spostuar tensionin e lartë. Kështu që pengesa në atë zonë nuk është se kemi më. Ky është një investim tërësor në mbështetjen e Turizmit. Prandaj edhe ambasadori Soreca ka pasur një angazhim.

Rruga është përgjithësisht panoramike. Që nga kilometri zero është një rrugë shumë panoramike. Përveç se qytetarët do të shijojnë cilësinë, do të shijojnë edhe të gjithë panoramën. Shpresoj që kur të kthehem pas  një muaji nga 45% të kemi punuar akoma edhe më shumë. Ecuria është shumë e kënaqshme, shpresoj që kur të vij pas një muaji ecuria të jetë akoma më shumë, pasi tani janë dhe muajt dhe koha kur mund të punohet pasi na e lejon edhe moti”,- deklaroi ministrja Belinda Balluku.

Zjarr Tv Ad