Ministrja Balluku ka inspektuar punimet në Rrugën e Arbrit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të përfundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi. Konçensionari do të ketë vetë mirëmbajtjen e rrugës për 10 vjet, kështu që cilësia është absolutisht një nga kërkesat kryesore, por që dhe juve do tju duhet për vazhdimësinë”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka shkuar të shohë nga afër ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit. Ajo është ndalur në Urën e Vashës që lidh dy tunelet T5 dhe T6 në dy shpatet e malit. Ura përbëhet nga konstruksion metalik dhe ka një gjatësi hapësirë drite 160 metra, pjesa e kalueshme mbi konstruksion metalik është 220 metra, ndërkohë që vetë ura është 242 metra. Ritmet e mira të ecurisë së punës premtojnë për një përfundim të rrugës përpara afatit të parashikuar në kontratë.

“Shpresojmë të mbarojmë përpara afatit për tja dhënë shqiptarëve këtë arterie jashtëzakonisht të rëndësishme sa më parë në përdorim”.

E gjithë pjesa e rrugës së Arbrit që ka mbetur për t’u ndërtuar është 54 kilometra, në të cilën konçensionari ka realizuar më shumë se 28% të punimeve. Në bazë të kontratës, rruga duhet të përfundojë brenda 44 muajsh, por me volumin e kryer dhe me angazhimin e konçensionarit pritet që rruga të përfundojë më herët.

 

Zjarr Tv Ad