Miqtë e ruses së arrestuar për spiunazh në Gramsh mbledhin 5 mijë euro për të paguar avokatin, kush është youtuber-i britanik që dhuroi paratë!

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Miqtë e ruses së arrestuar në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kanë mbledhur 5000 euro për të paguar avokatin mbrojtës.

Ata kanë bërë një njoftim në faqen zyrtare të saj duke theksuar se 2350 janë mbledhur nga donacionet ndërkohë që pjesa tjetër e parave janë dhuruar nga Benjamin Rich. Më tej ata shpjegojnë se avokati po studion dosjen e çështjes për të mbrojtur rusen në gjykatë.

“Lajm i mirë. I kemi paguar zyrës së avokatit Shehu faturën e parë prej 5 mijë eurosh. 2350 euro janë mbuluar nga donacionet që ju dërguat në llogarinë e hapur në rubla. Ndërsa pjesa tjetër e parave janë paguar nga realbaldandbankrupt. Ben ne të jemi vërtetë mirënjohës për këtë ndihmë. Dhe duam të falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë në mbledhjen e fondeve. Nuk do ishte e mundur pa ju.

Tani avokati po studion dosjen e çështjes dhe po zhvillon linjën e mbrojtjes. Nuk e dimë ende edhe sa duhet të paguajmë dhe çfarë shpenzimesh të tjera do të mbulojmë apo sa do të zgjasë procesi. Por do të mbledhim të gjitha të dhënat për t’ju raportuar më vonë”, shkruhet në postim.

Zjarr Tv Ad