“Mjau-mjau, hum-hum”, Açka ironizon Kuvendin me tinguj kafshësh dhe flet për pedagogët: Ja çfarë ndodh në fermën këtu

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Flutura Açka a nisur fjalën e saj në Kuvend me tinguj kafshësh duke ironizuar kohën e dhënë për të folur në foltoren e parlamentit.

Ajo tha se “edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se 4 minutat që më japin mua”.

Sakaq ajo foli edhe për rptoestën e pedagogëve ndërsa i bëri thirrje qeverisë të mos gjurmonte protestuesit ashtu si me drejtuesin e sindikatës së universiteteve që u përmend nga kryeminstri si ish-punonjës i SHIK-ut.

“Mbani shënim se çfarë bëhet në fermën pllenare këtu. Edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se 4 minutat që më japin mua. Jeni shitës të mirë të katastrofave, e bëtë më tërmetin dhe pandeminë dhe po ë beni me luftën. E dyta që keni ëhstë vjedhja dhe vjellja. Vjedh atje e gjithë këto firma e vota dhe vill kundër opozitës, që në mengjes keni vjellë këtu kundër opozitës, kundër protestuesëve se shkoni i gjeni nënën e motrën ku i kanë. Çfarë bëni me pedagogët, ka qenë në SHIK tha, punë e mirë është. Ai ka të drejtë të protestojë. Jo të shkosh e ta gjurmosh njeriun. Gjurmoni çdo shqiptar në Facebook duke nisur nga mua, donit të pushonit edukatoren se më bëri like në Facebook”, u shpreh Açka.

Zjarr Tv Ad