“Për Lulin na ka marrë malli,” Balla ironi me opozitën: Bardhi e Paloka tentuan të “përputhen”, dështuan

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet e djathta aktualisht. Balla u shpreh se për ish-kreun e PD-së, “i ka marrë malli” pasi ai nuk vjen më në parlament.

Po ashtu, ai komentoi edhe takimin Paloka-Bardhi në kuadër të bisedave që po bëhen brenda dy kampeve të PD-së për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të kësaj pranvere.

“U takuan Bardhi me Palokën e nuk u përputhën. Do takohen prapë për përputhje. Qeveria vijon punën Lufta i ka rritur çmimet kudo”, tha ndër të tjera Balla.

Ndërsa, duke u kthyer tek çështja e krizës energjitike që është edhe tema e debatit që pritet të zgjatë të paktën katër orë, Balla u shpreh se ERE duhet ta mbajë në gatishmëri çështjen e fashës 800 kwh pasi situata energjitike mund të përkeqësohet.

Zjarr Tv Ad