Moti i keq, bllokohet rruga e Llogarasë, thirrje për të mos kaluar në këtë rrugë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rruga e Llogarasë është bërë e pakalueshme për automjetet për shkak se mbi të ka rënë shtylla ndriçimi dhe pemë që janë shkulur nga erërat e forta.

Policia e Vlorës u bëri thirrje shoferëve ta shmangin kalimin në këtë aks.” Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera.”

Bashkia e Vlorës po ashtu ka njoftuar në rrjtete sociale se “duke i’u referuar kushteve meteorologjike do ju luteshim të mbani sa më larg automjetet nga zonat që shfaqin akoma problematikë nga shirat e rrëmbyeshme që priten në vazhdim  dhe te menjanoni sa me shume levizjet per shkak te eres se forte.”

Zjarr Tv Ad