“Na fikin dritat”, Braçe ndan video nga punimet në lagje: S’ na lejojnë të parkojmë aty ku kemi lejen e rezidentit, nisën me gjoba

0
226
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar një video nga punimet që bëhen në një pallat në ndërtim në zonën ku ai banon, pranë stadiumit “Air Albania”.

Ai ka shprehur shqetësimin se firma e ndërtimit vazhdon të punojnë natën vonë dhe herët në mëngjes, ku zhurma e kamionëve është kthyer në një problem për banorët të cilët jetojnë aty.

Braçe thotë se madje edhe dritat e rrugës i fikin në darkë, duke vështirësuar kalimin e banorëve, si dhe nuk i lejojnë këta të fundit për të parkuar aty ku kanë marrë lejet e rezidentit.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

NATA DHE DITA;

NATEN E MBYLLEM KESHTU, NE OREN 00:13;

DITEN E NISEM KESHTU, NE PREN 06:07.

Naten e mbylli POLICIA BASHKIAKE-pasi ajo e RENDIT erdhi, beri muhabet she iku; heren e dyte kur i telefonova as begenisi kush te vinte;

Dita nisi e vijoi keshtu, isha pergjumesh prej nates.

Po nuk eshte kaq;

Keta kane marre edhe trotuarin, edhe 1/3 e rruges; per ta eshte vene edhe tabele lejimi per te kaluar ne sens te kundert; per ne eshte vendosur tabela qe na ndalon edhe te parkojme aty ku kemi marre lejet e rezidentit; KETA SI GJOBIT KUSH, PER NE GJOBITJA E DISATE NE PAK DITE SAPO NISI, SHOH POLICET POSHTE.

Ka edhe me;

Na shuajne dritat e rruges!

Nje jave plot pa drita, erdhen dje fiks kur erdhi ky kamioni!

Ja keshtu, meqe eshte deputeti ne lagje!

https://www.facebook.com/watch/?v=791008799138649

Zjarr Tv Ad