‘Narcotica’/ Detaje tronditëse, si do të vinin me nëndetëse në Shqipëri 14 ton kokainë, prokurorët: 1/3 e vendit e mbjellë me drogë (VD)

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Media italiane “Rai 3” ka publikuar reportazhin mbi trafikun e drogës në vendin tonë.  ‘Narcotica’, emisioni italian që ka hetuar rrugën e drogës drejt Italisë, së fundmi ka hulumtuar edhe për Shqipërinë.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto. Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine. Ata janë forcuar shumë”, tregon prokurori i antimafias.

Në dokumentar theksohet se mafia shqiptare tani nuk merret vetëm me trafikun e kanabisit, por edhe atë të drogave të forta, si kokainë, që e marrin në Kolumbi dhe e sjellin në Shqipëri.

Narcotica

“Non picchiatelo, non vedete che non ha ancora la barba?”#Narcotica #Rai3

Gepostet von Rai3 am Mittwoch, 7. August 2019

Prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi, ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, është shprehur prokurori Francesco Mandoi.

Në këtë dokumentar Shqipëria paraqitet si një vend ku trafiku i drogës lulëzon.

ERBA D'ALBANIA

La mafia albanese è al centro della puntata di Narcotica, la serie sul narcotraffico del Tg3 e di Rai3, in onda alle 23:10 su questa rete.Valerio Cataldi per il Tg3 delle 14:20 del 7 agosto 2019

Gepostet von Tg3 am Mittwoch, 7. August 2019

Zjarr Tv Ad