Në Belgjikë shitet pëllumbi për 1.6 milion euro…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qendra Belge e Pëllumbave Pipa, ka njoftuar se një pëllumb korrier dyvjeçar i gjinisë femërore me emrin “Neë Kim”, është blerë me një çmim rekord, në ankandin që është organizuar në internet.

Ky pëllumb, u shit për 1.6 milion euro, në një ankand i mbajtur në Belgjikë.

Në deklaratën e kësaj qendre, thuhet se 445 pëllumba që i përkisnin ruajtësit të pëllumbave, Hok Van de Ëouëer, ishin vendosur në shitje.

Në këtë ankand, blerësit kinezë kanë marrë “Neë Kim” për 1.6 milion euro, “Mother Neë Kim”, për 400 mijë euro, “Palme Kim”, për 204 mijë euro dhe “Kimi”, për 180 mijë euro.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se gjithse, 4.779.850 euro, Janë paguar për 157 pëllumba në ankand.

Në vitin 2019 në Belgjikë, një pëllumb flaman mashkull me emrin “Armando” ishte blerë nga një kinez, për 1 milion e 252 mijë euro. Pëllumbi pesëvjeçar kampion i garave të gjata, ishte më i shtrenjtë në atë kohë.

Zjarr Tv Ad