Në kërkim të origjinës së kozmosit

0
3

Studimi i origjinës së universit është objektivi i misionit të ri të NASA-s, Sphere X. Agjencia hapësinore amerikane parashikon që të nisë në vitin 2023 dhe parashikohet të zgjasë dy vjet, gjatë të cilëve do të mblidhen të dhëna mbi 300 milionë galaksi dhe 100 milionë yje të Rrugës së Qumështit. Kryeadministratori i NASA-s, Jim Bridenstine ka shprehur entuziazmin e tij dhe të ekipit për misionin e ri, i cili do ndihmojë në zbulimin e mistereve të universit dhe të përbërësve bazë të jetës. Fokusi kryesor do të jetë tek gjetja e një përgjigjeje përsa i përket zgjerimit aq të shpejtë të universit, në vetëm një fraksion sekondi, menjëherë pas Big Bang-ut, ose Shpërthimit të Madh.