Në tryezë edhe Yuri Kim, Zv.Kryeministrja takim me amerikanët në Selanik: Për çfarë diskutuam

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.Kryeministrja, njëherësh, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar detajet nga takimi i zhvilluar në Selanik me përfaqësues të administratës së Qeverisë Amerikane.

Në këtë takim ku e pranishme ishte edhe Ambasadorja Yuri Kim, sipas Balluku u diskutua rreth ecurisë së dy projekteve të mëdha që kemi iniciuar me SHBA, Skavica dhe Projekti i LNG në Vlorë.

Asistent Sekretari i Departamentit Amerikan të Energjisë, Joshua Volz, theksoi mbështetjen e SHBA për projekte që përforcojnë sigurinë energjitike në vend e më gjerë, duke ofruar dhe mundësi për financimin e tyre. Ndërkohë, Drejtori i Zhvillimit të Korporatës Financiare për Zhvillim të SHBA, Andreë Herscoëitz, parashtroi mundësinë konkrete të financimit të dy projekteve strategjike Skavica dhe TEC Vlorë.

Postimi i Ballukut:

Në Selanik, së bashku me Ambasadoren Kim, zhvilluam një takim të rëndësishëm me përfaqësues të administratës së Qeverisë Amerikane.

Diskutuam rreth ecurisë së dy projekteve të mëdha që kemi iniciuar me SHBA, Skavica dhe Projekti i LNG në Vlorë, si dhe për vijueshmërinë e këtij bashkëpunimi. Zv Asistent Sekretari i Departamentit Amerikan të Energjisë, Joshua Volz, theksoi mbështetjen e SHBA për projekte që përforcojnë sigurinë energjitike në vend e më gjerë, duke ofruar dhe mundësi për financimin e tyre. Ndërkohë, Drejtori i Zhvillimit të Korporatës Financiare për Zhvillim të SHBA, Andreë Herscoëitz, parashtroi mundësinë konkrete të financimit të dy projekteve strategjike Skavica dhe TEC Vlorë.

Në kohë të vështira vlerësojmë akoma më shumë vëmendjen e partnerëve tanë strategjik.

Zjarr Tv Ad