Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin, Italia jep 90 milionë kredi dhe 5 milionë grante

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane gjatë një deklarate për mediat nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Buçi bënë publike edhe detaje të saj.

Mësohet se shteti italian ka vendosur të akordojë për Shqipërinë 95 milionë euro, nga të cilat, 5 milionë do të jenë grante ndërsa 90 milionë të tjera kredi me interes të ulët.

Shuma e caktuar vjen në kuadër të ndihmës që Italia ka ofruar për vendin tonë pas dëmeve që solli tërmeti i 26 Nëntorit, ndërkohë që ambasadori i akredituar në Tiranë, tha se vend ii tij me ekipin e emergjencave ka qenë që ditën e parë në  ndihmë të Shqipërisë dhe disa ekspertë vijojnë të jenë ende këtu.

“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit, në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit, në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile, ku eksperienca e mirënjohur botërisht e Italisë dhe asistenca e vëllezërve italianë, do të jenë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

“ Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe nënshkrujmë një marrëveshje të tillë. Marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes nesh jo vetëm si miq por edhe si vëllezër, emergjencat civile italiane kanë mbërritur këtu që ditën e parë kur ndodhi tërmeti, dhe vijojnë të jenë akoma në Shqipëri disa ekspertë italianë”.

Zjarr Tv Ad