Nga dëshira e madhe për të sfiduar Presidentin Ilir Meta/ Erion Veliaj përfundon i vënë në lojë nga predidenca

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së djeshme kryebashkiaku Erion Veliaj, në një studio televizive e ftoi presidentin Meta, që të futej në garë në zgjedhje, për të marrë drejtimin e qytetit të Tiranës.

Sipas Veliajt, presidentit nuk i shkon gjuha përçarëse, dhe në këtë kuadër e ftoi atë, që të përballeshin së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s’kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie, e të shohim kush është më i mirë”, u shpreh Veliaj, ndërkohë që nuk ka vonuar as reagimi nga presidenca.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Meta i është përgjigjur Veliajt, duke thënë se dhe në rast se do të garonte përballë korçarit të famshëm Ilir Vrenozi, ai do të pësonte një humbje të paparë.

“Të na falë Ilir Vrenozi, por fitorja e tij ndaj Lali Fikut, është e padiskutueshme. I favorizuar nga emri, integriteti dhe popullariteti, “buldozeri” Vrenozi është pak të thuash, se e bën Marmalatë Fiku.

Pranoji transferimin e gjendjes civile në Tiranë dhe përballu me të, po je buRë”, shkruan Blushi në postimin e tij.

Mbetet të presim tashmë nëse Veliaj, do të ketë një tjetër përgjigje për Metën, pasi të dy politikanët kanë pasur marrëdhënie të mirë së bashku, dhe nuk dihet ku është krisur kaq keq raporti mes tyre.

Zjarr Tv Ad