Nga Hamdi Skeja/ Letër Ministrisë së Arsimit, Ministres Besa Shahini !

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Letër Ministrisë së Arsimit, Ministres Besa Shahini !
Unë që po ju shkruaj jam qytetar i kësaj Republike ku jetoni edhe Ju ! Ti që mbyll shkolla , përpara që ti mbyllësh duhet të verifikosh se kush ka mbetur pa arsim pas termetit.
Para 1 vit e ca muaj mora vendimin të shpërngulësha në qytetin e Durrësit, një nder arsyet kryesore dhe madhore , ishte shëndeti dhe shërbimi për djalin tim, Aldon 7 vjeç e ca muaj.
Arrita ta rregjistroja në shkollë (parashkollorë) . E regjistrova edhe në një qender rehabilitimi, aty ku merrte edhe shërbime si : Fizioterapi, logoterapi dhe psikologji.
Mirë po ecte derisa shtëpinë që jetoja me Qera e prishi termeti. Jo vetem kaq , por edhe më nxorën nga hoteli për katër (4 ) ditë.
Nga ajo kohë e deri sot , që unë jetoj në Kamez djali im nuk merr asnjë shërbim (Ata që përmenda më sipër)
Dua të di se përse nuk jeni interesuar gjatë kësaj kohe se; çfarë u bë me këtë fëmijë?

Sepse , në kushtetutën Republike të Shqipërisë thuhet kështu nga neni 3 deri në 5

“Sistemi arsimor parauniversitar ka për qëllim formimin e çdo individi, në mënyrë që të përballojë sfidat e së ardhmes, të jetë i përgjegjshëm për familjen, shoqërinë e kombin dhe në mënyrë të veçantë:
a) të njohë, të respektojë, të mbrojë identitetin kombëtar e të zhvillojë trashëgiminë dhe diversitetin tonë kulturor;

b) të zhvillohet në aspektin etik, intelektual, fizik, social dhe estetik, të jetë i aftë të mendojë në mënyrë të pavarur, kritike e krijuese, t’u përshtatet ndryshimeve, të ketë vetëbesim e shpirt bashkëpunimi, të jetë i gatshëm të ofrojë ndihmesën e tij për mirëqenien, përparimin, lirinë e demokracinë;
c) të ketë bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia, bashkëpunimi dhe respekti për të tjerët janë vlerat më të larta njerëzore;
ç) të njohë dhe të respektojë traditat e popujve të tjerë;
d) të ndërgjegjësohet për të përmbushur përgjegjësitë e tij për mbrojtjen e mjedisit.
Neni 4
Kuadri rregullator dhe mbështetës i sistemit arsimor
Sistemi arsimor parauniversitar mbështetet në traditën e arsimit shqiptar, funksionon në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin shqiptar në fuqi dhe zhvillohet sipas vlerave të përbashkëta të sistemeve arsimore bashkëkohore.
Neni 5
E drejta për arsimim
1. Në Republikën e Shqipërisë garantohet e drejta për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të huaj dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që përcaktohen në legjislacionin shqiptar.
2. Në shkollat publike arsimi i detyrueshëm dhe arsimi i mesëm i lartë janë falas.

Kush e ka shkelur Kushtetutën këtu ? Unë që më është mohuar e drejta e tim biri , apo ju që nuk jeni interesuar?!

Si duhet ta zgjidhim këtë?!
Unë e meritoj një përgjigje , e meritoj si qytetar, si takspagues, por edhe si njeri dhe baba !
Babai i Aldos ,
Hamdi Skeja !

Zjarr Tv Ad