Nga kriza, lufta, recesioni, shkurtimet – deri tek skena e fishekzjarreve me top!

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kulmin e asaj që tashmë është emërtuar si krizë e gjithanshmeenergjitike, çmimesh e madje edhe pandemike në të gjithë botën, në kulmin e asaj që vetë qeveria shqiptare e paralajmëroi që një vit më parë deri më 23 korrik të këtij viti, në Tiranë u thyen mbrëmjen e 28 korrikut të gjitha barrierat politike, financiare, shëndetësore dhe morale për organizimin nga qeveria të njerit prej festimeve më të shfrenuara për marrëdhëniet e ripërtërira me SHBA-në dhe me BE-në, kostoja e të cilave është ende mister.

Analistja Sonila Meço nuk gjeti më fjalë për ta komentuar këtë shpërthim bujarie financiar nga Kryeministri Edi Rama për qytetarët, le të themi, ndaj renditi në vëmendje të opinionit vetëm ato deklarata me theks të fortë që Rama u përpoq të na i nguliste me forcë që nga tetori i vitit të kaluar.

Meço kujtoi:

Kryeministrin Rama në tetor 2021: “Kriza energjetike kërcënon seriozisht buxhetet familjare, buxhetin e kompanisë sonë të shpërndarjes së energjisë elektrike por edhe stabilitetin e sistemit elektro-energjitik shqiptar. Kjo krizë e re na vendos përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e pandemia. Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si dhe tregu i fortë i çmimit të naftës, paralajmërojnë një dimër të vështirë, që bota ka përpara”

Kryeministrin Rama në mars 2022: “Ne jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Siç i dolëm në mbrojtje njerëzve në pandemi do u dalim sërish në mbrojtje në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne s’do rrimë duarkryq dhe ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në paqe.”

Kryeministri Raman në “Frankfurter Rundschau”, korrik 2022: “Kriza e çmimeve mund të fusë në recesion Shqipërinë këtë vit” Kryeministrin Rama në 23 korrik 2022: “Është përgatitur plani i shkurtimeve. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë”

Shënimin e saj, Sonila Meço e mbylli jo me fjalët, por me vendimin e marrë përkundër gjithë kësaj krize, nga i njejti kryetar qeverie, mbrëmjen e djeshme, më 28 korrrik 2022: Koncert me hyrje “falas”, financuar nga buxheti i shtetit, me efekte, ndriçim të shtrenjtë, foni, me këngëtarët më të paguar shqiptarë, me xixa, me dekore, me skenë e fishekzjarre!!!

Dhe, meqë fjalët i kishin shterur me kohë, Meço i huazoi nja dy nga filmi “Koncert në vitin 1936”: “Na këtë dhe ik bli ca lule tek Parashqevia! Të jenë për merak!Dhe shiko… kthe kusur, ë!”, i tha Ay,/SYRI.NET

Zjarr Tv Ad