Nga Ylli Dylgjeri: Zonja Yuri Kim ka nevojë për një Ivy Lee/ Pse ajo po shqetësohet të përmirësojë marrëdhënien me publikun shqiptar? Për herë të parë publiku shqiptar po shprehet e po shfaq pakënaqësi ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë…

0
4373
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush është Ivy Lee? Pse e ka këtë nevojë zonja Kim?

Pse ajo po shqetësohet të përmirësojë marrëdhënien me publikun shqiptar?

Si përfaqësuese e shtetit më të fuqishëm të botës, që zbaton politikën e shtetit të vet, nuk ka pse të shqetësohet se si i ka marrëdhëniet me publikun e nakatosur e varfanjak shqiptar. Na habit pse e ka  këtë shqetësim? A mos do të thotë diçka tjetër që ka ndjekur rrugën e ‘lost in translation’ në marrie – dhënien e porosive me DASH dhe kjo e ngacmon të nxitojë të jetë e pranueshme për publikun shqiptar? Të shpjegohem më qartë. Zonjës Yuri Kim i janë tronditur marrëdhëniet me publikun shqiptar. Ose siç i thonë në anglisht ‘Public Relation’. Këto marrëdhënie po tronditen ditë pas dite, javë pas jave e muaj pas muaji. Zonja Kim së fundi e ka ndjerë edhe vetë ketë shqetësim. Për herë të parë publiku shqiptar po shprehet e po shfaq pakënaqësi ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë. Kjo nuk kish ndodhur më parë, ose kish ndodhur në doza më të vogla. Qëndrimet anti po dalin në shtyp në takime e kafene: “Zonja ambasadore nuk po ambientohet me publikun shqiptar! Ajo ndihet mirë në ‘relation’ vetëm me politikanët dhe qeveritarët e njërit krah, të cilët janë të përubuzur nga opinioni publik dhe media më së pakti në 50% të tyre. Politikanët janë bërë të padurueshëm paçka se DASH i ka përzgjedhur ‘Non grata’ në krahun tjetër”.

Burimet e informacionit të DASH janë të ndryshme dhe të gjithanshme, por magjistrali i informacionit mbetet Ambasada Amerikane në Tiranë. Ndaj roli i Kim është i dukshëm dhe i mjaft i rëndësishëm. Në këtë kuptim zonja Kim ka nevojë për persona ‘smart’ në ambasadë, publicistë të specializuar brenda apo jashtë SHBA që ta ndihmojnë për daljen nga kjo krizë marrëdhëniesh publike. Zonja Kim e ka kuptuar dhe vetë këtë mangësi që sot po thërret. Ndaj bën përpjekje ta zbusë këtë krizë duke vënë në dukje me njoftime të sforcuara se qëndrimet e saj janë vetëm qëndrime të DASH-it, apo boton CV-në e saj, viziton bashki si Tropoja etj, duke dale e qeshur mes malësorëve, takon e pozon mes fëmijëve e fermerë etj. Por prapë kjo nuk mjafton…

Nuk mjafton sepse edhe më parë se të ushtronte ajo detyrën e ambasadores në Shqipëri, DASH ka bërë deklarata, po ashtu deklarata janë bërë edhe nga ‘leader’ amerikanë, por marrëdhëniet kanë qenë të shkëlqyera. Publiku shqiptar e ka dashur shtetin dhe qytetarin amerikan. Flamuri shqiptar e amerikan ka shoqëruar çdo miting. Lumi i emigracionit nuk shteroi kurrë për në vendin e lirisë. Ndërsa sot ka diçka që kërcet. Fjala vjen, nuk ka transparencë, apo nuk merret përgjegjësi, kritere të PR. Ndaj them se zonja ka nevoje për një ose disa Ivy Lee. Luftërat dhe fushatat zgjedhore i ftojnë këto lloj specialistesh për bashkëpunim dhe përfitim dypalësh.

Ivy Lee njihet ne enciklopedi si personi që zhvilloi konceptin e ‘Njoftimit për Shtyp’ dhe që shpjegonte se puna e ‘Marrëdhënieve Publike’ konsiston në ndihmesën e klientëve për ta bërë mesazhin më të qartë, më të kuptueshëm dhe të dëgjuar më mirë nga publiku. Pra ‘Marrëdhëniet Publike’ u konceptuan me dy qëllime: Nga njëra anë ndihmonin kompaninë apo institucionin qeveritar të jepnin mesazhe të qarta dhe nga ana tjetër, ndihmonin audiencën të kuptonin mesazhin. Mora këtë emër për të dhënë më thjesht mesazhin, sepse koha e Ivy Lee sot është e largët. PR modern njeh emra dhe autoritete të cilët mundësojnë daljen nga krizat në PR. Uroj të mos jetë edhe ky nënvleftësim perëndimor.

Zjarr Tv Ad