“Ngecja” e vettingut në polici, problem koordinimi me institucionet

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mos-koordinimi mes institucioneve dhe një serë problematikash tjera janë bërë shkak për zvarritjen e procesit të vettingut në polici. Shqetësimet për mos vijimin e punës janë ngritur nga kryetarja e komisionit të jashtëm të vlerësimit gjatë raportimit në nënkomisonin e sigurisë për hapat që janë ndjekur gjatë këtij procesi si dhe problematikat e hasura.

Mos-koordinimi mes institucioneve dhe vonesa në kthimin e përgjigjeve është bërë shkak për zvarritjen e procesit të vettingut në radhët e policisë.

Janë të paktën 3 institucione, që sipas kryetares së komisionit të jashtëm të vlerësimit që kanë krijuar vonesa në procesin e vlerësimit të drejtuesve të lartë të bluve.

Kapaj: Momentalisht komisioni është në tratativa me QKB për firmosjen e një marrëveshje që do procedohen më shpejt ardhjet e përgjigjeve. Kemi përgjigje të munguara nga Prokuroria e Përgjithshme që na ka penguar ne finalizimin e një hetimi në fund. Nëse flasim për institucione në të cilat ne kemi vështirësi në leximin e informacionit që na vjen, çka na ka çuar ne një fazë të dytë të kërkimit të një informacioni nga këto institucione, kryesisht lidhet me institucione si SHISH.

Ndonëse ligji për vettingun është ndryshuar dy herë, fondi i përcaktuar nuk është i mjaftueshëm pasi ka mungesa në stafin e komisionit të jashtëm.

Kapaj: Nuk është parashikuar staf mbështetës për punë administrative tonat të përditshme. Kjo është një nga mungesat që ne kemi ndjerë gjatë kësaj kohe.

Kapaj gjithashtu u ndal dhe në një tjetër problematikë që është largimi i komisionerëve nga puna dhe afati i shkurtër vetëm 1 vit i vendosur për mbylljen e fazës së parë me drejtuesit e lartë të policisë. Puna e komisionit të jashtëm të vlerësimit ka nisur që në muajin shkurt, ndërsa pranë këtij institucioni kanë nisur dhe denoncimet e para për efektivët e policisë.

Zjarr Tv Ad