Ngriti flamurin shqiptar në mes të Beogradit/ Apeli në Durrës vendos lirim të plotë për Ballist Morinën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lërë në liri të plotë Ismail Morinën, i njohur si Ballist Morina, i cili ngriti flamurin shqiptar në mes te Beogradit, më 14 tetor 2014.

Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Anita Mici, ndërsa Morina ka lënë qelinë pak muaj më parë, por ishte ende në hetim në gjendje të lirë.

Ballist Morina u arrestua disa muaj më parë nga policia e Kukësit, teksa po vinte nga Kosova pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Ai u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd.

Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëmbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015 dhe është hetuar pas tre muaj në gjendje të lirë.

Zjarr Tv Ad