Niko Peleshi: Do ndërtojmë flotën ajrore me helikopterët më të mirë në botë!

0
418
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në ceremoninë e diplomimit të 11 pilotëve të rinj ushtarakë të Forcës Ajrore ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ai e cilësoi këtë një dëshmi të se rritjes dhe fuqizimit të Forcës Ajrore pjesë e FA, të Republikës së Shqipërisë.

Peleshi deklaroi se FA por realizon zhvillime historike për sa i përket pasurimit të teknikës ajrore. Ai shtoi se nisur nga viti i ardhshëm Shqipëria do të nisë me ndërtimin e një flote ajrore me helikopterët më të mirë në botë.

“FA është duke realizuar disa projekte historike. Baza e parë taktike ajrore e NATO-s, baza e Kuçovës është tani në ndërtim e sipër dhe ky është një zhvillim historik. Në komponentin e pasurimit të teknikës ajrore, përsëri jemi në momente historike, sepse duke filluar nga viti që vjen ne do të nisim ndërtimin e flotës ajrore me helikopterët Blackhawk.

Dy helikopterët e parë do të vijnë vitin që vjen dhe më pas ky numër do të shtohet drejt konsolidimit dhe krijimit të një flote të vërtetë ajrore me helikopterët më të mirë në botë”,-deklaroi Peleshi.

Zjarr Tv Ad