Nishani: Kushtetuta zbatohet, nuk ka alternativë tjetër! Demokracia s’mund të dorëzohet më si në 1944!

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka nënvizuar, pas takimit me kreun e shtetit Ilir Metën se Kushtetuta e Shqipërisë, që nga Presidenti e deri tek çdo qytetar, duhet të zbatohet dhe se “nuk ka alternativë tjetër, pasi integriteti i Shtetit Shqiptar, të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, funksionimi i shtetit ligjor, vetë demokracia në Shqipëri nuk mund të dorëzohen më si në 1944!”

Në mesazhin e tij në Fb, Nishani shprehet:

“Sot pata një takim me Presidentin e Republikës, fokusuar tek situata e rëndë e agresionit të maxhorancës qeverisëse mbi Kushtetutën e vendit, Institucionin e Presidentit të Republikës dhe Gjykatën e re Kushtetuese që po krijohet.

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë si kristali në lidhje me formimin e kësaj Gjykate superiore !

1- Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9(nëntë) anëtar, 3(tre) zgjidhen nga Presidenti, 3(tre) zgjidhen nga Parlamenti dhe 3(tre) zgjidhen nga Gjykata e Lartë!

2- Anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti, anëtari i dytë zgjidhet nga Parlamenti, anëtari i tretë zgjidhet nga Gjykata e Lartë e kështu rradha përsëritet deri tek anëtari i 9(nëntë).

3- Anëtari i Gjykatës Kushtetuese fillon deryrën pasi betohet përpara Presidentit të Republikës.

Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë të cilën që nga Presidenti i Republikës e deri tek çdo qytetar duhet ta zbatojë, ta respektojë dhe ta mbrojë!

Në këtë rast nuk ka alternativë tjetër !

Nuk ka alternativë tjetër pasi integriteti i Shtetit Shqiptar, të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, funksionimi i shtetit ligjor, vetë Demokracia në Shqipëri nuk mund të dorëzohen më si në 1944″”

Zjarr Tv Ad