Nora Malaj frymëzohet nga Irfan Hysenbelliu/ Shkruan “roman” për “Prestige Resort” dhe ndërtimet pa leje

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj sot pjesë PL-së, ka “vajtuar” gjerë e gjatë sot, prishjen e ndërtimeve pa leje në resortin e Irfan Hysenbelliut.

Me anë të një reagimi të gjatë, tip roman, Malaj shkruan se të thuash të vërtetën ka kosto.

Se për cilën të vërtetë, Malaj nuk shkruan më tej, por kaq e lë si gjegjëse, pa vërtetuar atë që shkruan.

“Sot te ‘Prestig Resort’, nesër kudo atje ku media thotë të vërtetën. Shumë turp për këdo që e ka orkestruar këtë shfaqje të shëmtuar dhe pa dinjitet. Të  thuash të vertetën ka kosto !”, shkruan Nora Malaj.

Reagimi i plotë:

Te thuash te vertetën ka kosto!
Prestig Resort vend krimi??!!
Cfare po ndodhur ne kete fillim muaji?

Zgjohesh ne mengjes dhe mendon që filloj nje muaj , muaji dhjetor, që simbolizon fundin e vitit dhe uron qe ky muaj te jete sa me i mbare , kur papritur sheh se Prestigj Resort është rrethuar me shirita policie , si vend krimi??!!

Jo me larg se dje u promovua që Shqiperia ishte nje nder vendet e para që kishin bumin me te madh te turizmit ne raport me vendet e tjera ne Europe dhe ky sukses i takon edhe Prestig Restortit.

Dje ishte i sukseshem ne radhen e te gjithe hotelerive shqiptare , sot vend i krimi , i rrethuar papritur me shirit?

Pikerisht , daten 1 Dhjetor ne fillimin e muajit që idhet edhe me festave te fundvitit?
Po tani cfare po ndodh ?

Si mundet te trajtohet ne nje shtet “ te se drejtes” ??!! ne kete forme ky subjekt , sikur është vend krimi , që rrethohet me shirit ?

Pse ky aksion i organizuar , duke nxjerr me force nga godina punonjesit e pushuesit , sikur po ndalon kriminelet me te medhenj??

Ku qendron dhe fshihet frikerat qe kane kapur ata qe po e realizojne kete “ aksion” karshi ketij kompeleksi qe sa here qeveria kishte ” litarin me fyt” , ky Resort i është pergjigjur???

Ka frike nga mediat e lire dhe jo nga ato mediat e kapura që bene presion per te mbyllur gojen e se vertetës ?

Ku qendron paniku i atyre që ushtrojne kete veprim policor , te paargumentuar ligjerisht, duke dhunuar institucionin?

Dhe te mendosh qe jemi ne javet e luftes kundra dhunës dhe shohim sesi Shteti vepron kundra ligjit , pa urdhra te shkruara dhe pa asnje dokument !

Sot te Prestig Resort , neser kudo atje ku media thote te verteten .

Shume turp per kedo qe e ka orkestruar kete shfaqe te shemtuar dhe pa dinjitet !
Te thuash të vertetën ka kosto!

Zjarr Tv Ad