Rrumbullaku takohet me zyrtarë të PD për protestën e 6 dhjetorit, Çlirim Gjata jep DETAJE: Ne thjesht i njoftuam

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrrumbullaku thirri në takim disa përfaqësues të Partisë Demokratike për t’i sqaruar arsyet e refuzimit të kërkesës për protestë para kryeministrisë me 6 dhjetor.

Në dalje të këtij takimi, Çlirim Gjata dhe Ervin Minarolli kanë shkuar sot në takim me drejtorin e Policisë së Tiranës për të thënë se protesta e 6 dhjetorit nuk cenon sigurinë e liderëve të Bashkimit Europian. Të pyetur nëse kishin marrë aprovimin e Policisë pas sqarimit të bërë sot, asnjë prej tyre nuk dha një përgjigje të veçantë.

“Pra siç e dini kemi kërkuar disa ditë më para një protestë të opozitës më 6 dhjetor në orën 12:00. Kjo kërkesë s’na është plotësuar për duan të na ndryshojnë vendndodhjen për arsye të sigurisë dhe për këtë diskutuam sot. Argumenti i tyre ishte se kjo protestë cenon sigurinë por ne u thamë që do mbajmë protestë paqësore. S’është pjesë për të rënë dakord Policia, ne thjesht i njoftuam. E drejta e tubimit është e drejtë ligjore.“,u shpreh Gjata para kamerave.

Dje duke marrë shkasë nga bllokimi i rrugëve, kryedemokrati Sali Berisha ka “orkestruar” me banorët e njësisë numër 5 sesi duhet të veprojnë protestuesit, duke i kërkuar që të mblidhen në Tiranë në datën 5 dhjetor dhe të strehohen. Edhe pse Policia e Shtetit nuk u ka dhënë leje me pretendimin se rrezikohet siguria kombëtare. Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën.

Zjarr Tv Ad