“Nuk do të kemi më ambasadorë që puthen e përqafohen me qeverinë!”

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandali “McGonigal” mund t’i ketë dhënë fund përgjithmonë mitit që Edi Rama ka marrëdhënie të mira me amerikanët dhe ata e mbajnë në pushtet.

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se marrëdhëniet e kryeministrit me SHBA-të nuk do të jenë kurrrë njëlloj, pas këtij skandali dhe se nuk do të shohim më anëtarë të kabinetit të qeverisë së tij, që të puthen e përqafohen me ambasadorë, pasi këta të fundit marrin kosto dhe rrezikojnë karrierat e tyre.

“Marrëdhënia e Ramës me SHBA-të nuk do të jetë kurrë njësoj. Një ambasador, që të dalë të qeshë me ministrat e qeverisë Rama, nuk keni për ta parë më. Miti që Ramën e mbajnë amerikanët, në mos ka rënë, do të bjerë.

Edhe marrëdhëniet e Ramës dhe qeverisë me ambasadorët e BE-së nuk do të jenë ato që kanë qenë më parë.

Ata kanë kuptuar që Rama ka aftësinë për të korruptuar dhe të të bëjë pis, duke rrezikuar karrierën e tyre. Marrëdhënia e tyre me Ramën nuk do të jenë si më parë.

Nuk do të kemi më një si zonja Vlahutin, që do të puthet dhe do të përqafohet me qeverinë”, tha Sejamini.

Zjarr Tv Ad