“Nuk ishte problem ngrohja”, Kushi: Shkollat i mbyllëm se fëmijët mund të rrëzoheshin në rrugë, depozitat e ujit mund të ngrijnë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave fillore 3 ditë për shkak të temperaturave të ulëta, ministrja Kushi në deklaratë për mediat tha se për shkak se fëmijët mund të rrëzohen në rrugë janë marrë masa të tilla.

Ajo ka mohuar po ashtu se ka problem me ngrohjen nëpër shkolla, ndërsa shtoi se mbyllja ka ardhur për shkak të ngrirjes së depozitave të ujit. Kushi tha ndër të tjera se këto lloj vendimesh janë dinamike dhe pritet si do të shkojë situata.

Kushi: “Shkollat i mbyllëm se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Pak shkolla kanë problem ngrohjen në vend” vendimet janë dinamike në varësi të situatës. Por dje ne kemi marrë një vëndim me të cilin jam shumë e kënaqur.

Njëri nga prindërit nëse kanë fëmijë të mitur të mund të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për të. Kemi një bashkëpunim të mirë me bashkitë, sidomos këtë vit. Ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me sistemin e ngrohjes. Sigurisht ka shkolla ku çalon situata por më shumë me mungesën e ujit të pijshëm nëse ngrihet në depozita.

Kemi disa skenarë që do përshtaten me situatën, që me udhëzuesin fillestar të vitit shkollor, po u përkeqësua situata jemi të përgatitur. Është vetëm për 3 ditë, që përsëri do e shikojmë si do shkojë.

Zëvendësimi do të ketë një vendim të dytë se si do të aplikohet në zona të ndryshme. Më vjen keq që në disa shkolla të vendit nuk kanë mbërritur në kohën e duhur regjistrat, ka qenë një problematikë që prej ankimimeve nga kompanitë e ndryshme ka krijuar vonesa. Më vjen shumë keq dhe kërkoj mirëkuptimin e gjithë mësuesve. Vitin e kaluar situata ishte ekstreme, këtë vit është ndryshe.

Zjarr Tv Ad