“Nuk ka kohë për të humbur”, Soreca kërkon dialog mes partive për krizën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se  “Këshilli Europian ka rikonfirmuar sot angazhimin e tij për zgjerimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Në pritje  të tetorit për një vendim të qartë dhe substancial nga Këshilli, Soreca thotë se është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi.

Ambasadori i BE-së kërkon rinisjen urgjent të dialogut mes palëve politike për të kapërcyer  krizën dhe  për të siguruar që Shqipëria mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në  BE.

“Nuk ka kohë për të humbur,” përfundon Soreca.

 

Zjarr Tv Ad