“Nuk më bën të ndjehem krenar”, Rama i kërkon ndjesë ish-deputetit Mark Marku: Në fushatën e 2021…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një intervistë të veçantë me ish-deputetin e Partisë Demokratike dhe analistin Mark Marku.

Pedagogu i njohur prej kohësh ka shmangur intervistat personale në media, por kësaj here ka pranuar ftesën e Edi Ramës për të treguar detaje nga jeta personale.

Edi Rama i ka kërkuar ndjesë Mark Markut se i ka ironizuar emrin gjatë fushatës elektorale, ndërkohë që ish-deputeti i PD ka treguar prejardhjen e emrit të tij.

“Tani të detyrohem një ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar sot dhe aq më tepër që më ke nderuar me praninë këtu, por ta bëj ndjesën përpara se të bëj pyetjen: Në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, mos gabohem, ti ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me njëfarë ironie që nuk më bën krenar sot”, iu drejtua kryeministri Rama.

Gjatë intervistës, analisti ka treguar dhe faktin se ka ka zbuluar se janë 108 Mark Pjetër Marku në gjendjen civile. Ndërsa ka rrëfyer edhe një episod të veçantë kur e ndaluan në kufi për shkak se një person tjetër me emrin Mark Marku ishte dënuar për vrasje dhe kërkohej nga forcat e rendit.

“Kjo më ka krijuar një problem një herë. Ish një person në kërkim me emrin Mark Pjeter Marku, i cili kishte bënë një krim, ishte nga Mirëdita, kishte bënë një krim në ‘97 atje në rrugën që shkonte për Fushë-Arrëz, ai ishte në kërkim. Mua më thonin ndonjëherë kur kaloja në kur kaloja nëpër nëpër doganë, nëpër kështu, – Je kërkim! Por, ngaqë më njihni nuk më pengonin”, rrëfeu ish-deputeti Marku.

Zjarr Tv Ad