Numërimi i pupullsisë, bazë për negociatat

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Testimi për Censin 2020 do të nisë në 21 tetor të këtij viti. Për ambasadorin e Bashkimit Europian  në Tiranë  numri i popullsisë shqiptare është shumë i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Drejtoresha e komanduar e INSTAT, Elsa  Dhuli, u shpreh se ky proces është  bazë për krijimin e politikave të qëndrueshme.

Numërimi i popullsisë shqiptare konsiderohet një bazë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Censi i popullsisë dhe i banesave  në 2020, sipas ambasadorit të BE-së, Lugi Soreca, është shumë i rëndësishëm për financimet  apo për të përcaktuar numrin e votave.

Soreca: Të dhënat janë të rëndësishme për autoritetet, të cilat duhet të jenë në dijeni të demografisë për të ndërmarrë politika të duhura.Ky census nuk është i rëndësishëm vetëm për shqiptarët, por edhe për integrimin pasi përcakton numrin e votave apo nevojën për investime.Censusi do të jetë bazë e nisjes së negociatave.

Ndërkohë drejtorja në detyrë, Elsa Dhuli, deklaroi se Censi është bazë për një politikë të qëndrueshme.

Mbledhja e të dhënave për banesat dhe popullsinë ka një kosto prej 16 mln eurosh.

Zjarr Tv Ad