OBSH: Jetëgjatësia është rritur të paktën me pesë vite

0
3

Organizata Botërore e Shëndetësisë bazuar në studimet e kryera raporton se jetëgjatësia  tek njerëzit mes viteve 2000-2016 është rritur të paktën me pesë vite. Në gjetjet e saj thuhet se hendeku mes vendeve të pasura dhe të varfra vijon të shtohet, ndërsa kjo reflekton edhe pabarazi të mëdha shoqërore nga vendi në vend. Nëse një person i lindur në vitin 2000 mund të shpresojë të jetojë deri në 66,5 vjet, në 2016 mund të shpresojnë të arrijnë 72 vjet, kjo të paktë siç thekson OBSH-ja.

“Ky përparim shpjegohet pjesërisht me rënien spektakolare të vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjeç, në veçanti në Afrikën Subsahariane, ku janë arritur progrese në luftën kundër malaries, fruthit dhe sëmundjeve të tjera të transmetueshme”, thuhet në gjetjet e OBSH.

Faktor tjetër i rëndësishëm është edhe progresi i arritur në luftën kundër SIDA-s, sëmundje e cila kishte prekur një pjesë të madhe popullsinë në Afrikë.