Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i Xhafës, të arrestuarve në Fier iu kapën 130 gramë kanabis

0
803

Një nga tre personat e arrestuar me bujë në Fier para pak ditësh në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, Kujtim Kuçi, është liruar nga burgu.

Kuçi rezulton indvalid i shkallës së parë dhe seanca ndaj tij është zhvilluar në qelinë e paraburgimit. Në përfundim të seancës, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest në shtëpi.

Kuçit iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë e markës ‘Glock’, që dyshohet se ishte pa leje.

Dy personave të tjerë që u arrestuan në operacion, Bashkim Ahmetos dhe Dritan Tushës, iu kapën 130 gramë kanabis. Ahmetos iu sekuestrua edhe një pistoletë e markës ‘Glock’.

Në njoftimin e policisë u njoftua se të arrestuarve iu kap:

-Armë zjarri pistoletë;

-Drogë;

-4 automjete, njëra e blinduar;

-2 armë gjahu;

-1 dedektor valësh;

-shkop gome;

-2 thika me përmasa të ndryshme;

-8 telefona celularë;

-900 euro.

VINI RE: Citimet marrë nga Syri.net