Orë shtesë të policëve s’do paguhen, Veliu letër-porosi drejtorive vendore

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë punuar jashtë orarit nuk do të paguhen për orët shtesë.

Për shkak të mungesës së fondeve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu iu ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore ku iu shkruan që për orët shtesë të punës punonjësit e policisë të shpërblehen me ditë pushim dhe jo me lekë.

“Për përdorim me eficencë të burimeve financiare në trajtimin e mbikohës së punës” e cila mban datën 1 shkurt 2019 dhe është e firmosur nga Ardi veliu. Në shkresë thuhet se janë evidentuar  problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura janë krijuar detyrime  të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

Për këtë drejtori i policise ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë ose fondi shtesë i policisë. Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet me kërkesë me shkrim ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit. Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.

Në Policinë e Shtetit ka qenë gjithmonë problem kompesimi për orët shtesë të punës për shkak të mungesës së fondeve. Kjo praktike e re e urdhëruar nga Ardi veliu e vështirëson edhe më tej përfitimin e kompesimit veccanërisht në drejtorinë e policisë së tiranës. Protestat e vazhdueshme në zonën e Astirit por edhe protestat disajavore të studentëve në fund të vitit 2018 bënë që për rreth 3 muaj 6 komisariate në Tiranë të kalonin në gadishmëri duke punuar jashët orarit dhe pa asnjë pushim javor. Cdo efektiv I këtyre komisariateve ka shumë orë shtesë, por shumë pak gjasë që të paguhen për to.

 

Zjarr Tv Ad