Pa leje drejtimi dhe të dehur në timon, pranga 2 vlonjatëve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka arrestuar këtë të mërkurë dy persona, të cilët akuzohen për shkelje të kodit rrugor. Policia thekson se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale, B.A., 28 vjeç dhe shtetasi me iniciale D.B., 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për shkeljen e Kodit Rrugorë. Arrestohet në flagrancë shtetasi B.A., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar motorrin tip Honda, pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar ku si pasojë është dëmtuar lehtë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi D.B., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetitn tip Volksëagen, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Zjarr Tv Ad