Padia e Neymar ndaj Barcelonës

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neymar ishte një nga emrat më të diskutuar në merkaton e verës, teksa kërkonte largimin nga PSG-ja me çdo kusht.Braziliani ishte shumë afër Barcelonës, e cila ishte për një kohë të gjatë në kontakte me futbollistin dhe klubin e tij.

Megjithatë, pavarësisht bisedimeve të shumta mes palëve, nuk u arrit një marrëveshje dhe lojtari mbeti te PSG-ja.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Neymar ka paditur Barcelonën dhe kjo nuk ka lidhje me transferimin e tij.

Klubi katalanas akuzohet se nuk ia ka dhënë një pjesë të rrogës brazilianit dhe ky i fundit kërkon kompensimin e saj.

Bëhet fjalë për një shumë rreth 3.5 milionë euro, që nga koha kur Neymar ishte pjesë e Barcelonës.

Zjarr Tv Ad