“Paligjshmëri te karburantet”, Braçe-subjekteve: Paguani detyrimet

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe tha në një komunikim për mediat se vijon aksioni antiinformalitet në terren për të goditur rastet abuzive në terren. Ai tha se në tregun e karburanteve janë konstatuar shkelje të rënda, ku diferenca e litrave të shitura dhe atyre të padeklaruara shkon në mijëra ton.

Numri dy i qeverisë ftoi të gjithë subjektet që të heqin dorë nga paligjshmëria, pasi në të kundërt, do të përballen me sanksione të forta, përfshirë edhe mbylljen e tyre.

“Dua t’i përcjell mbështetjen politike të gjithë trupës sonë tatimore, Policisë së Shtetit,  Inspektoriatit  dhe AKU të ndodhura prej ditësh në territor, përfshirë edhe në orët e vona për të vënë sigurinë dhe ligjin në secilin treg. Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëri në aspektin fiskal. Administrata ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në regjimin e kasave.

Në tregun e karburanteve ka evazion fiskal, dhe diferencat e litrave shkojnë në mijëra ton. Grupet e përbashkëta po verifikojnë çdo pompë. Dua të mbështes prokurorët në Elbasan dhe në Tiranë. Hetimet e tyre janë të rëndësishme për t’i dhënë fund kësaj vjedhjeje.  Paguani detyrimet fiskale dhe borxhet, sepse nuk do të shpëtoni së paguari nga detyrimet tuaja.  Ne kërkojmë vetëm kuptonin tatimor dhe asgjë më shumë, kjo të jetë konform rregullave. Ne duam që ata të punojnë ligjërisht, të fitojnë ligjërisht dhe të paguajnë detyrimet ligjore e fiskale. “-tha Braçe.

Zjarr Tv Ad