Panariti: Jemi i vetëm në Evropë, pa një paketë ndihme për bujqësinë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Bujqësisë , Edmond Panariti përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të paguhen prodhuesit dhe fermerët. Sipas tij, Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk përfshin bujqësinë në paketën anti-Covid.

Panariti: Pagoni prodhuesit, pagoni fermerin!
Ulini taksat dhe tatimet për prodhimin tonë bujqësor përpara se të jetë vonë!

Mbetemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, që nuk përfshin bujqësinë në paketën anti covid. Duke rrezikuar shumë, sigurimin e ushqimit të përditshëm, përballë një kolapsi dhe paralize të mundëshme të tregtisë ndërkombëtare këtë vjeshtë e dimër.

Patatja e Korçës, po flaket sepse nuk financohet! Prandaj ajo nuk është konkuruese me importin dhe shkon dëm. Kosova i paguan fermerët e saj në kushte normale me 300 euro për hektar patate. Pa llogaritur paratë shtesë për paketën e koronavirusit. Ndërsa ne i japim fermerit tonë zero.

Me ato para fermeri i Kosovës, mbulon koston e punimit të tokës dhe plehërimit të saj del në treg shet patatet dhe krijon të ardhura. Nuk ka shanse fermeri ynë që ta konkurrojë sepse detyrohet të shesë nën kosto nga që nuk financohet.

Pra i bie më lirë ta flakë prodhimin buzë kanalit. Edhe më keq është situata për qumështin. Një fermë blegtorale me 300 lopë në Kosovë, paguhet subvencion deri në 30 mijë euro në vit. Ndërsa ne në rastin më të mirë japim 1000 euro.

Prandaj fabrikat tona punojnë me qumësht importi. Prandaj 1 litër qumësht importi shitet në markete me 90 lek ndërsa qumështi shqiptar nuk mund të dalë poshtë 120 lekë. Pa përmendur këtu që mbajmë një tatim asiksues prej 20% mbi prodhimin vendas. Më të lartin në rajon! Kur Amerika e ka 6%!

Dje Departamenti Amerikan i Bujqësisë, vendosi tu blejë fermerëve amerikanë 2 miliardë dollarë prodhime për ti futur te rezervat (bankat) e ushqimit. Po përgatiten për më të keqen. Ne e kemi lënë bujqësinë dhe fermën në rënie të lirë duke rrezikuar të na zërë të gjithë përfund.

IKMT në mbrojtje të mjedisit/Ndëshkohet me gjobë kompania e pastrimit në Rrogozhinë, derdhte mbetjet në lumin Shkumbin

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka marrë kompetencat për kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit. Menjëherë pas këtij vendimi, inspektorët e IKMT-së kanë nisur kontrollet në njësi territoriale të bashkive të ndryshme. 

Përgjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar hedhje të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Për pastrimin e qytetit të Rrogozhinës është kontraktuar firma “Viola-Green SHPK”. Pikërisht ky subjekt, u konstatua se mbetjet i depozitonte në lumin Shkumbin.

IKMT mori masë administrative, gjobë, si dhe njoftoi bashkinë Rrogozhinë për ndërprerjen e depozitimit të mbetjeve dhe rehabilitimin mjedisor të zonës. 

Nisur nga ky rast, IKMT u bën thirrje gjithë bashkive të vlerësojnë si prioritet mbrojtjen e mjedisit përgjatë kryerjes së punëve publike. 

Veç masave administrative, Policia e Shtetit do të ndërmarrë hetim penal për këtë rast, si dhe në çdo rast tjetër që lidhet me krimet mjedisore. 

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të intensifikojë inspektimet në terren, në çdo bashki apo njësi vendore, duke shoqëruar me masa të ashpra çdo shkelje të konstatuar. IKMT dhe Policia e Shtetit fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë raste të abuzimit me mjedisin, duke telefonuar falas në 112 apo në aplikacionin Komisariati Dixhital.

Zjarr Tv Ad