Panik në ring, boksieri bie në gjendje kome nga goditjet ‘me breshëri’

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një moment dramatik u regjistrua në një ndeshje boksi në Meksikë.

Dy herë kampioni i Botës në peshat 48-51 kilogram, Felipe “Gallito” Orukuta, ka përfunduar në gjendje kome për shkak të goditjeve “me breshëri” të marra nga kundërshtari i tij, Xhonatan “Titan” Rodriguez.

Gjithçka ndodhi në raundin e 10-të, teksa boksieri u dërgua me urgjencë në spital, teksa kaloi në koma. Mësohet se Orkuta pati probleme me frymëmarrjen.

Ky lajm ka bërë bujë në të gjitha mediat botërore, ndërkohë që i tronditur nga kjo ngjarje mbeti edhe kundërshtari i tij Rodriguez.

 

Zjarr Tv Ad