Paralajmërim me bombë false kreut të Hekurudhave

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pako e dyshimtë, e cila u konstatua mëngjesin e sotëm pranë vendparkimit të automjetit të drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave shqiptare, Ani Dyrmishi, rezultoi të ketë qenë një alarm fals për vendosje eksplozivi.

Objekti me përmbajtje të dyshimtë konsiderohet si një akt paralajmërimi, kërcënim ndaj kreut të linjave të hekurta shqiptare.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Pakoja, saktësisht një bidon i errët dhe një aparat celular, u gjet pranë një vendparkimi të hapur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, pranë stacionit të trenit ku Dyrmishi banon, e ku kishte parkuar automjetin “Volkswagen”.

Njëkohësisht do të bëhet edhe këqyrja e filmimeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth, për të mundësuar identifikimin e personit që ka vendosur objektin e dyshimtë në vendparkim, duke alarmuar policinë dhe banorët e bizneset në zonën ku u gjet objekti.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Adi Dyrmishi, drejtori i Hekurudhave ka bërë të ditur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e di se kush mund t’ia ketë vënë.

Zjarr Tv Ad