Video/“Shtëpitë s’do prishen”, Berisha zë mat Ramën: Pafytyrësi!

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një status në rrjetet sociale duke mos kursyer aspak shefin e qeverisë, i cili kohë më parë deklaroi se shtëpitë  e banorëve të Tiranës nuk do të prishen.

Sipas Berishës, kryeministri në kohën kur i duheshin votat ai i mbronte shtëpitë, por shton se Edi Ramës tani i duhen paratë e drogës dhe nuk e ka mendjen tek qytetarët.

“Dyfytyresia eshte pafytyresi!. Kur i duheshin votat Kallam Deshtakut shtepite nuk prishen. Tani i duhen parate e droges rrafshohen mbare! Sb”, shkruan Berisha

Në kohën e fushatave në takim me banorët,  Rama deklaroi se banesat e tyre nuk do të prishen, sepse janë kursime dhe investime të bërë me gjak.

“Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerët. Ne e kemi marrë angazhimin do të  bëjmë  një proces serioz, ta mbyllim këtë histori se nuk është puna e legalizimit në kuptimin që mos të prishet shtëpia. Se shtëpitë nuk prishen gjithsesi. Puna është që ato janë kapitale të vdekura. Se janë investime të bërë me kursime me gjak”, tha Rama.

Kujtojmë së banorët e Astirit sot përballen me një situatë krejt ndryshe, pasi nga projekti i “Unazës së Re” shtëpitë dhe bizneset e tyre janë planifikuar të shemben. Nga ana tjetër, vetë banorët janë shprehur se do të vijojnë rezistencën deri në dëmshpërblimin e plotë, ashtu siç e kërkojnë ata.

 

Zjarr Tv Ad