Partia e Lirisë reagon pas deklaratave të kryeministrit: Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Ramën në krye. Edvin, po të afron ora e…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën me gazetarët ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta.

Sipas Blushit, “Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Edvin K. Ramën në krye, që ka kapur shtetin, vjedh pa mëshirë popullin e Shqipërisë dhe nxit shpopullimin e saj”.

Postimi i Tedi Blushit:

Ilir Meta është vërtet një hall i madh për organizatën kriminale me Edvin K. Ramën në krye, që ka kapur shtetin, vjedh pa mëshirë popullin e Shqipërisë dhe nxit shpopullimin e saj.

Halli i Edvin K. Ramës janë inceneratorët ku do përvëlohet vetë, janë fashikujt e përgjimeve të telefonatave të tij me kriminelët dhe oligarkët, (edhe kur flet me celularët e ministrave dhe vartësve), aferat dhjetëra milion euro ku është zhytyr kokë e këmbë, janë pastrimi i parave të karteleve të drogës, nxjerrja në pazar e kufijve dhe tradhëtia ndaj Kosovës.

Falsifikimet e trasha të Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve me të cilat edhe Spiro Koleka nga bota tjetër buzëqesh, nuk e shmangin dot vëmendjen nga skandalet.

Edvin K. Rama ora e llogaridhënies po të afron! Është më afër nga sa e mendon!

Zjarr Tv Ad