Partia Republikane thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestën: Të tregojmë se nuk ka qeveri mbi Ne!

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Republikane u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestën që do të organizohet ditën e nesërme.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu shkruan në postimin e tij se në emër të lirisë, dinjitetit, familjes, kombit shqiptarë të tregojnë nesër se nuk ka qeveri dhe Kryeministër që është është mbi Ne.

”Partia Republikane i bën thirrje gjithë shqiptarëve të marin pjesë në protestë. Në emër të lirisë, dinjitetit, familjes, kombit shqiptar të tregojmë se nuk ka qeveri apo kryeminustër që është mbi Ne.” shkruan në postim Mediu.

Kujtojmë që opozita iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mblidhen ditën e nesërme para kryeministrisë në orën 16:00, nën moton ‘Shqipëria në rrezik.’

100 janë arsyet pse shqiptarët duhet të protesojnë nesër sipas opozitës, duke nisur që nga pagat e ulta dhe deri tek shpopullimi, ku vetëm vitet e fundit janë larguar 774 mijë shqiptarë.

Zjarr Tv Ad