Pas bashkisë, Vangjush Dako merr nën kontroll edhe Hipotekën

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tërmeti i 26 nëntorit nxorri në pah jo vetëm inekzistencën e shtetit për të përballuar emergjenca natyrore, por edhe për të nxjerrë në skenë ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.Njeriu i shpallur “non grata” nga SHBA dhe që ësht pjesë e dosjes “339” po mbahej larg vëmendjes së publikut deri në momentin që Valbona Sako të jepte dorëheqjen e në krye të bashkisë të vinte “i besuari” i tij.

Por përveç bashkisë, Dako ka rikthyer kontrollin e tij edhe mbi Hipotekën e Durrësit.

Denoncimin e bën ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook.

“Rikthehet kontrolli i Gjushit mbi hipotekën në Durrës”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.

‘Mirmbrema Doktor, referuar situates ne Durres, para pak diteve me pare ju eshte ushtruar presion personave pergjegjes te hipotekes per te marre nga aty dosjet qe koorespondojne me ato te humbura ne bashki. Deri para pak ditesh nuk kane pranuar dhe ishin gati te jepnin dhe doreheqen nqs do vazhdonin po me te njejten ritem presioni. Me rilindjen e Gjushit me statusin e fuqiplotit kane rifilluar dhe problemet presioneve si ndaj drejtuesve te instituciove por dhe prokuroreve te cilet jane te angazhuar ne ket proces. Duke qene se jeni i vetmi qe kemi besim po ju drejtohemi ju duke u munduar qe te pakten ata viktima t’ju pushoje shpirti ne paqe!’

Ne foto Edvin dhe Gjush Betoni dhe Leli e nje hordhi badiguardesh ne Hotel Fa Fa:Image

Zjarr Tv Ad