Pas Bordit të Karburanteve, PD çon në Kushtetuese edhe Bordin e Çmimeve të Ushqimeve! Sula: Të shfuqizohet

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe Bordi i ngritur nga qeveria për të kontrolluar rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, pasi disa ditë më parë dërgoi kërkesën për shfuqizim të Bordit të Karburanteve. Deputeti i PD, Dashnor Sula teksa ka njoftuar lajmin dhe se  PD do do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit pasi sipas tij u ngrit për të mbrojtur qytetarët dhe nuk ka funksionuar, por çmimet kanë njohur vetëm rritje.

Grupi parlamentar i PD-së ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar. Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar. Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta”, tha ndër të tjera deputeti Sula.

 

Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori. Çmimet monitorohen çdo javë.  Të gjitha subjektet që importojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore sipas vendimit janë të detyruar të marrin masa për të ofruar furnizim të pandërprerë. Në vendim përcaktohet po ashtu që të gjitha këto biznese duhet të garantojnë rezerva ushqimore për 3 muaj.

Një javë më parë 29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqëzimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Nga dera e Gjykatës, 2 deputetët Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula thanë se ky Bord nuk ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve, por interesat e oligarkëve. Për deputeten Çupi, ngritja e këtij Bordi nga qeveria cenon lirinë ekonomike, konkurrencën në treg prandaj kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji.  Në kërkesën prej 25 faqesh që mban firmën e 29 ligjvënësve demokratë, thuhet se qeveria kishte detyrim edhe të subvenciononte shumën monetare të rritjes së cmimit për qytetarët.

Zjarr Tv Ad