Pas protestës Meta falenderon qytetarët dhe paralajmëron: Askush nuk mund t’i shmanget ndëshkimit, ora e drejtësisë po afron

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka falenderuar të gjithë qytetarët që iu përgjigjën kërkesës së tij dhe morën pjesë në protestën e ditës së sotme e cila u mbajt te Inceneratori i Tiranës.

Në llogarinë e tij në “Facebook” Meta ka postuar një foto nga protesta, krah së cilës gjithashtu ka paralajmëruar se ora e drejtësisë po afron dhe askush nuk mund t’i shmanget ndëshkimit.

“Falenderim të përzemërt për të gjjthë qytetarët e Tiranës që morën pjesë sot në protestën kundër vjedhjes shtetërore me inceneratorët. 558 ditë pas denoncimit të kësaj afere të errët dhe mafioze, qytetarët kërkojnë drejtësinë e munguar. Askush nuk mund ti shmanget ndëshkimit. Ora e Drejtësisë po afron”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad