Pas takimit me Kim, flet Celibashi: Përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KQZ, Ilirja Celibashi zbuloi detaje nga takimi që pati sot me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Ai tha se Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse.

Besoj se përfaqësuesit e partive ua bënë të qartë se çfarë u diskutua. Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare në mënyrë specifike atyre ruse. Në informacionet e fundit që ata zotërojnë përcollën këtë shqetësim tek përfaqësuesit politikë shqiptarë me qëllim që të rrisin vëmendjen dhe të bëjnë më mirë me qëllim që financimet e huaja të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.

Ajo që mund të them është se ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjror në mënyrë që KQZ të ketë mundësi më të thella hetimi lidhur me sasinë e parave që marrin partitë politike dhe si përdoren këto para.”,tha Celibashi.

Zjarr Tv Ad