Protesta e pedagogëve merr mbështetje në rrethe, reagojnë sindikatat në Korçë e Shkodër

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestën e pedagogëve të Fakultetit të Filologjisë në Tiranë e kanë mbështetur dhe kolegët e tyre në rrethe, njofton SYRI TV.

Alba Kreka, Kryetare e Sindikatës së Pedagogëve në Korçë, u shpreh se ministria e duhet të miratojë kërkesat e pedagogëve për rritjen e pagave të të gjithë personelit akademik.

Kreka, pedagoge në fakultetin e Filologjisë deklaroi se “jemi në mbështetje të plotë të protestës, kërkojmë të miratohet peticioni që i është dërguar Ministrisë. Kërkohet rritje pagash për të gjithë pedagogët, të paktën të njëjtat në rajon; kërkohet rritje pagash për stafin akademik, ndihmës akademik dhr administrativ.”

Edhe në Shkodër, kreu i sindikatës Peter Saraqi, deklaroi se peticioni është firmosur nga 80% e pedagogëve, ndërsa tha se nëse kërkesat nuk merren parasysh, do të nisë bojkoti i mësimit.

Zjarr Tv Ad