Pastërtia në plazhin e Shëngjinit, qeveria gjermane dhuron 300 kosha mbeturinash

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria gjermane ka dhuruar 3000 kosha mbeturinash plastik në plazhin e Shëngjinit për këtë sezon turistik. Ministri Blendi Klosi premtoi se pavarësisht problemeve që ka ky sezon, pastërtia në plazhe, do të jetë pika e fortë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi vizitoi këtë të enjte Shëngjinin, ku u vendosën 300 kosha mbeturinash, si një pjesë e një projekt të qeverisë gjermane. Klosi e vuri theksin te pastërtia e plazheve, duke u shprehur se projektet e GIZ, nuk do të përfundojnë me kaq.

Klosi: Sot që gjithë bota që po vuan në industrinë e turizmit, na duhet që të bëjmë një thirrje të hapur për menaxhimin e këtij sezoni të vështirë. Kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu u shpreh se pushteti vendor po rishikon mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane.

Ndreu: Pandemia ka krijuar problemet e veta, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të përgatitemi dhe të japim maksimumin. Ata premtuan se ky sezon turistik, pavarësisht problematikave, do të ofrojë pastërti në mjedis dhe në det.

Zjarr Tv Ad