PCR testi negativ për koronavirus , kusht për të hyrë në Serbi dhe Mal të Zi

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga dita e nesërme në Serbi mund të kalohet vetëm me test negativ PCR. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veritu, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë  për të hyrë në shtetin serb patjetër duhet të kenë me vete testin negativ i cili nuk duhet të ketë kaluar 48 orë.

Këtë vendim e ka marë Shtabi i Krizës, i cili shtetasit serb nga këto vende ka vendosur mos i përfshijë në këtë rregull.

Mali i Zi ditën e nesërme i hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë Boban Mugosha tha se kufijtë do të hapen edhe për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Hyrja do të jetë e lejuar me test negativ PCR ose test serologji.

Hapja e kufije ka ardhur pas kërrkesave të punonjësve turistik bën të ditur Mugosha.

Zjarr Tv Ad