PD: Rama financon 1.5 milion dollarë, biznesmenin me të ardhurat e Universitetit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike përmes këshilltarit ekonomik, Dorian Teliti  ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka dhënë 1.5 milionë dollarë kompanisë së biznesmenit, Safet Bici,  nga të ardhurat e universitetit.

Teliti tha se kjo nuk është  hera e parë që ai favorizohet nga Rama dhe se gjatë gjithë mandatit qeverisës kompania e tij, ka marrë 30 milionë dollarë.

“Klientët me të cilit Rama mban pushtetin, nuk e ndjejnë krizën. Rama i ka dhënë 1.5 milionë dollarë Safet Bicit. Kompania Safet Construction, financohet nga të ardhurat e universitetit.  Qeveria i jep Safet Bicit për një projekt që nuk ka asnë detyim. Rama ka zgjedhur të financojë vetëm Safet Bicin,  i cili ka marrë 30 milionë dollarë gjatë gjithë qeverisjes.

Qeveria ka detyrim të përgjigjet pse në mesin e të ggjitha kompanive të tjera ka zgjedhur të financojë kompaninë e Safet Bicit”, u shpreh Teliti.

 

Zjarr Tv Ad