PD reagon sërish për Pjetrin: Lojës me larje duarsh i erdhi fundi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama komentoi publikisht për akuzat e selisë blu të bëra për Valdrin Pjetrin. Ai akuzon kryeministrin Rama, ndërsa thotë se pasi heshti për 11 ditë me radhë, ai sot po përsërit të njëtën sekuencë filmike që kanë parë shqiptarët me Mark Frrokun, Armando Prengën, Artur Bushin.

Sipas Bardhit, kryeministri Rama është damkosur dhe njihet tashmë nga qytetarët si personi që promovoi krimin në institucionet publike si në parlament, qeveri dhe bashki.

Postimi i Bardhit:

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.

Zjarr Tv Ad