“PD s’po përdor sa duhet armën e fuqishme të rrjeteve sociale”, Berisha: PS ka 2-fish më shumë postime në Facebook e Tik Tok

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se Partia Demokrtaike nuk po e përdor sa duhet “armën” e fuqishme të marketingut në rrjetet sociale.

Berisha tha se opozita ka 2-fish më pak postime në rrjetet sociale se maxhoranca. Ndër të tjera ai tha se opozita duhet të flasë më shumë në rrjetet socaile, si dhe të zhvillojë më shumë takime me qytetarët.

“Një armë shumë e fuqishme në duart tona që përdoret shumë më pak nga ç’duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, Tik Tok.

Ne sot partia në pushtet na dominon, ata kanë dyfishin, trefishin e postimeve krahasuar me ne. E gjithë makineria e tyre. Po ata nuk kanë një gjë, interesin që kanë qytetarët për opozitën.

Sa e shfrytëzon opozita kjo kërkon që ne cdo ditë të flasim ne media sociale, të flasim e të shkruajmë. Të flasim e të kritikojmë. Rrjetet sociale janë ndër 45 vjec mjeti kryesor i komunikimit. Nëse ne duam të ecim drejt shtresës gri, pa ata nuk fitohet, por me duhet të jemi në lartësinë e misionit dhe kërkoj që secili nga ne të ketë një program ditorë. Cdo anëtarëi i yni të bëjë takime” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad